Vjosa Osmani: Për një nënkryetar Kuvendi, po bllokohet shteti! Synim i Listës Serbe është…

1 Minuta Lexim

Presidentja Vjosa Osmani ka dorëzuar në Kushtetuese komentet e saj në lidhje me çështjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, pasi kjo çështje u çua në gjykatë nga Lista Serbe.

Në një konferencë për media, Osmani tha se ka argumentuar se funksionimi efektiv i Kuvendit nëpërmjet deputetëve është qenësore për ruajtjen e rendit kushtetues.

“Bllokohet Kuvendi për një nënkryetar dhe Kryesia ka kuorum”, tha Osmani.

Sipas saj, bllokimi i Kuvendit për shkak të një nënkryetari do ta cenonte në mënyrë serioze funksionalitetin institucional. Ajo shtoi se Kosova respekton të drejtat e minoriteteve si askush tjetër, por nuk mund të abuzohet me këto të drejta.

“Po synohet për një nënkryetar të bllokohet shteti i Kosovës. Qëndrimi ynë, përderisa Kryesia e Kuvendit ka kuorum, përderisa Kuvendi ka zgjedhur nënkryetarë Kuvendi nuk duhet të bllokohet”, vijoi ajo.

Osmani tha se synim i Listës Serbe është bllokimi i Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull