Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ruse, Valeriy Gerasimov, ka biseduar sot me shefin e Shtabit të Mbrojtjes britanike, Tony Radakin dhe me kreun e Shtabit të ushtrisë amerikane, Mark Milley.
Ministria ruse e Mbrojtjes, ka njoftuar se Radakin dhe kolegu i tij britanik kanë diskutuar për pretendimet se Ukraina po prodhon bombën e pistë.
Radakin ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se Ukraina planifikon aksione ushtarake për eskalim të luftës, thuhet në kumtesën e ministrisë britanike të Mbrojtjes.
“Krerët e ushtrive u pajtuan për rëndësinë e mbajtjes së kanaleve të hapura të komunikimit mes Mbretërisë së Bashkuara dhe Rusisë”, thuhet ndër tjera në kumtesë.
Kjo bisedë pasoi pas një bisede tjetër të realizuar dje mes ministrit rus të Mbrojtjes me ministrat e Jashtëm të Francës, Mbretërisë së Bashkuara dhe SHBA-ve.
Një bisedë të ngjashme Radakin pati me ushtarakun amerikan Mark Milley, me të cilin diskutuan për situatën aktuale në Ukrainë.