Parashikimi i motit për ditën e martë, 25 tetor 2022
Diten e sotme pritet të jete mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të pakta të larta.
Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për këtë periudhë kohore. Rrymat e ngrohta dhe të qendrueshme, do të jenë prezente.
Në orët e mëngjesit, nëpër lugina do të shfaqet mjegulla e mjegullina kalimtare. Era, do të fryjë e lehtë e mesatare në bregdet nga juglindja e jugperëndimi.
Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 deri 3 ballë.