Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse e kanë gati kandidatin për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë.
Berisha tha se edhe bojkoti është një opsion, por vendimet do të merren me strukturat e PD.
Ai ndërkohë sulmoi Ogerta Manastirliun, e cila do të jetë kandidatja e PS.
“Vendimet do bëhen të ditura. Me Ramën nuk ka kurrë zgjedhje të lira. Ka dy taktika, edhe ajo është një taktikë. Në përpjekjen e betejës, bojkoti është një armë, është një formë, por ndofta forma më e lehtë.
Rama për të mbuluar këtë piramidë krimi që ngrihet sot para shqiptarëve në Kuvendin e drogës, nxori përsëri nga qelia Veliajn. Do të tërheqë mediat me probleme bashkisë së Tiranës dhe përmallim madh të Ogertës.
U shkri në dënesë Ogerta kur mor vesh lajmin se do të kandidohet. Janë shashka për mediat dhe për opozitën”, tha Berisha.