Sali Berisha pasi u paraqit në SPAK për masën detyrim paraqitjeje per aferen e “Partizanit”, hodhi akuza dhe sulmoi kryeprokurorin Altin Dumani. Berisha e quajti kriminel kushtetues, ndërsa sipas tij i ka shërbyer bandave.
“Ky kriminel kushtetues, përdori besimin dhe ligjim për të bërë pazare për interesa personale. Ky kriminel kushtetues, amnistoi ministra që bënin pazare me kartelet e drogës.
Taulantin që zbatonte porositë e Suelit për të arrestuar kundërshtarët e bandës së Suelit. Taulantin që urdhërohej nga cela për të urdhëruar terroristët që vendosën në shalën e biçikletës së Lulzim Kullës.
Troplinin. Bënte pazare me krimet e Ulsiut, që merrte dy kostume të bukura nga Hajri dhe që kërkonte ng abandatë e trafikantë 500 mijë euro dhe çantën Louis Vuitton se i duhej për zonjën.
Pazare me Ramën se e nxori Olsin të panjohur, në një kohë kur Olsi ishte në krye të organizatës kriminale të grupit të Xibrakës. Ky bënte pazare me banditë, me vrasës, Altin Hajri është i lirë sot për shkak të tij. Dënohet roja dhe Altini është i lirë. Se Altin Troplini mori 700 mijë euro”, tha Berisha.
Berisha: Krimet e Uliziut që merrte dy kostume të bukura nga Altin Hajri dhe që kërkonte nga banditët dhe trafikantë 500 mijë euro dhe çantën lui viton se i duhej për zonjën.
Altin Hajri është i lirë sot. Dënohet roja se copëtoi në lokalin e Altin Hajrit, bëri cop cop në trupin e Jan Prengës dhe Altin Hajri është i lirë.
Ekziston dokumenti se Edi Rama i firmos bashkëshortes së Altin Hjarit hotel me 8 kate, ndërkohë që ai është subjekt i ligjit antimafia.