Shqipëria hap sot edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në Konferencën e 6-të Ndërqeveritare me BE.
Grupkapitulli 4 përfshin fusha kyçe si tranzicioni i gjelbër, mbrojtja e mjedisit, energjia e pastër, ndërlidhja e qëndrueshme e transportit, të cilat janë në qendër të Marrëveshjes së Gjelbër Europiane dhe prioriteteve strategjike të BE-së.
Në fjalën e tij nga Brukseli, kryeministri Edi Rama u shpreh se kanë mbetur vetëm 5 grupkapituj për t’u hapur.
Ndërkohë komisionerja e zgjerimit Marta Kos, ka deklaruar se të gjithë grupkapitujt priten të jhapen deri në fund të vitit siç edhe është plani.
“Shqipëria ka ecur shumë shpejt, kur erdha ishte e gjitha e kuqe. Qëkur sapo kemi kapur një grupkapitull, do heq të kuqen dhe do të vendos të verdhën.
Do ti hapim të gjitha deri në fund të vitit siç e kishim planifikuar. Urime edhe një herë është një nder”, tha ajo.