OKB: Izraeli po kryen gjenocid në Gaza

1 Minuta Lexim

Navi Pillay, kreu i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar Hetimor të OKB-së mbi situatën e të drejtave të njeriut në territoret e pushtuara palestineze, i tha Al Jazeera se, bazuar në deklaratat e Presidentit izraelit Herzog, Netanyahut dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Galal, si dhe urdhrave që ata kanë dhënë, OKB ka arritur në përfundimin se Izraeli po kryen gjenocid.

“Meqenëse këta tre individë ishin zyrtarë shtetërorë, sipas ligjit, shteti mbahet përgjegjës”, tha Pillay. “Prandaj, ne themi se është shteti i Izraelit që ka kryer gjenocid.”

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull