Sali Berisha e akuzon Ramën se ai i ka blerë pëlqimet dhe ndjekësit në Tik Tok, ndërsa shprehet se të rinjtë e ndjekin atë në Tik Tok për shkak të sloganit “kurrë mos u dorëzo”.
Së fundmi, ju jeni aktiv edhe në Tik-Tok, le ta quajmë një platformë që ka target rininë. Besoni se mund të angazhoni vota nga tik tok?
Vazhdoni të mos paguani për rrjetet sociale? I keni ndjekesit dhe likes bio?
Jo, nuk paguaj. Kurrë nuk paguaj për likes.
Dhe si mund t’i përktheni ndjekësit në votë?
Me shpresë! Vota është e lirë, por shpresoj që po, se ka një klimë tjetër. Ai bën dyfishin e postimeve, unë kam dyfishin e ndjekësve.
Ai ka më shumë ndjekës se ju, 500 mijë më shumë…
Interesin për faqen e kam unë, po ato i ka të blera ai. Vetëm në fushatën e fundit ka shpenzuar sipas KQZ 32 mijë euro blerje, kurse ai që ishte karshi tij 52 mijë euro. Këtej i linte kandidatët pa financa dhe i përdorte për likes për vete. Këta janë qesharakë të dy. Iku ai, por dhe ky do të ikë.