Efektivi i policisë në Përmet dyshohet për marrëdhënie intime me një të mitur, shantazhohet nga shokët e vajzës

1 Minuta Lexim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Përmetit, ku një efektiv i policisë, me inicialet A. A., 56 vjeç, dyshohet se ka pasur një marrëdhënie intime me një vajzë 16-vjeçare nga Këlcyra.

Rasti u bë publik përmes një postimi në rrjetet sociale, çka çoi menjëherë në nisjen e hetimeve nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Grupi hetimor ka zbuluar se ngjarja ka lidhje me disa video me përmbajtje intime, të cilat janë shpërndarë në mënyrë virtuale dhe janë në posedim të disa të rinjve, shokë të vajzës.

Dyshohet se këta persona kanë tentuar ta shantazhojnë efektivin, duke i kërkuar para në këmbim të mospublikimit të materialeve intime.

Deri tani, janë shoqëruar shtatë persona, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen dhe rolin e secilit individ të përfshirë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull