Meloni: Italia nuk pajtohet me vendimin për të pushtuar qytetin e Gazës

1 Minuta Lexim

“Reagimi i Izraelit është padyshim joproporcional, një situatë që vetëm mund të përkeqësohet me pushtimin e qytetit të Gazës, një zgjedhje që Italia nuk mund ta mbështesë”.

Kështu ka deklaruar kryeministrja dhe udhëheqësja e partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, nga skena në Ankona për të mbështetur kandidaturën e Francesco Acquarolit për presidencën e rajonit Marche.

“Terroristët e Hamasit ende refuzojnë të lirojnë pengjet”, ka shtuar ajo.

“Ne po përpiqemi të ndërtojmë paqen me përgjigje, jo vetëm me slogane”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull