Dhuna dhe kaosi në Kuvend, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka përjashtohen 10 ditë nga seancat plenare

1 Minuta Lexim

Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka janë dy deputetët e parë që u ndëshkuan në nisje të kësaj legjislature, pas seancës së djeshme në Kuvend, ku hodhën librin e Kushtetutës dhe shishe uji ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrave.

Me kërkesë të PS, Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin për 10 ditë nga seancat plenare për dy deputetët demokratë, që ishin protagonistët e kaosit, në seancën që zgjati vetëm 25 minuta dhe ku u votua edhe programi qeverisës dhe ministrat e kabinetit.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull