Kërkon të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i kthen përgjigje Erion Veliajt

2 Minuta Lexim

Nëse nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të diskutohet dhe votohet shkarkimi i tij, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, mund t’i dërgojë me shkrim komentet e tij. Kështu i është përgjigjur këshilli kërkesës së Veliajt për të marrë pjesë në mbledhjen që do të zhvillohet të martën në orën 16:00.

“Sa më sipër, në vijim të kërkesës suaj për të qenë i pranishëm fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, në rast pamundësie për të qenë prezent, Ju lutem që observacionet tuaja t’i përcillni me shkrim pranë Këshillit Bashkiak, në mënyrë që ato të administrohen dhe të bëhem me dije në këtë mbledhje”, thuhet në reagim.

Veliaj i kërkoi Këshillit Bashkiak që të marrë pjesë në mbledhjen ku do të votohet shkarkimi i tij nga detyra.

Në kërkesën drejtuar këshillit, Veliaj thotë se mungesa në punë nuk vjen si pasojë e vullnetit tim, por si pasojë e një “mase sigurie” disproporcionale dhënë nga gjykata ndaj tij.

Veliaj thotë se sistemi gjyqësor nuk mori parasysh garantimin e qeverisjes vendore dhe se ky ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues.

“Shkaktar i saj nuk është as Kryetari i Partisë Socialiste, as Partia Socialiste, as ju këshilltarë, por një vendimmarrje gjyqësore që ka ndërprerë në mënyrë të padrejtë një mandat kushtetues”, shprehet Veliaj.

Sipas Veliajt, kjo krizë e shkaktuar nga gjykata nuk mund zgjidhet me një shkelje tjetër të Kushtetutës.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull