Pamje të veçanta janë shfaqur në një nga seancat e procesit të Hagës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtaret ë Kosovës.
Video e paraqitur, që daton më 17 qershor 1999, pra pak ditë para çlirimit të Kosovës, tregon ushtarakë të lartë të NATO-s, në një takim me krerët e UÇK-së. Nga biseda, duket se bëhet fjalë për të koordinuar hyrjen e luftëtarëve në zonat e çliruara dhe demilitarizimin e saj.
Në takim, bien ë sy Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi, Rustem Mustafa dhe disa të tjerë. Përveç oficerëve të NATO-s, duket në video dhe një i huaj jo me uniform ushtarake, ndërkohë që prezent ndodhet edh eish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi. Takimi është mbajtur i fshehtë, e këtë e tregon se edhe përkthyesi nuk është njëperson i marrë nga jashtë, por numri dy i shërbimit sekret shqiptar.
TemA