Bëhet pishman opozita! Pas një jave kërkon diskutimin e programit të qeverisë së re

4 Minuta Lexim

Pas seancës të enjten e kaluar ku qeveria e re mori votëbesimin në vetëm 25 minuta për shkak të kaosit të krijuar nga opozita, Kuvendi u mblodh sërish këtë të mërkurë. 

Në rendin e ditës parashikohet votimi për përbërjen e kryetarëve dhe anëtarëve të komisioneve parlamentare. Edhe kjo seancë nisi me debate, pasi partia Demokratike kundërshtoi votimin e procesverbalit. 

Tabaku: Është hera e parë z.kryetar që programi i qeverisë kalohet pa u diskutuar. Nuk besoj që shqiptarët mund t’i lëmë në hije për programin e qeverisë. Kjo lidhet me procesverbalin por është kërkesë procedurale. Nuk besoj se doni ta mbani këtë njollë z.kryetar. E kuptoj që nuk ka vizion, por nuk mund tia mohoni opozitës të ketë një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës nuk na e hiqni dot dhe rregulloren nuk e shkelni dot 

Peleshi: Fjala merret për korrigjim apo saktësim të mendimit. Kalojmë te njoftimet 

Këlliçi: Nuk mund ta kaloni këtë seancë sikur gjithçka është normale, sikur ka funskionim normal këtu,. Ai procesverbal, nuk reflekton aspak situatën e ndodhur javën e kaluar në seancë. Mudn t’i ktheheni edhe pamjet, kur anoncuar 5 minuta pushim njoftuar se kreu i grupit të PD do merrte fjalën. Ju në vend që t’i jepnit fjalën. Në vetëm 25 minuta diskutim, nuk u dëgjua as fjala e opozitës. Kjo është një njollë turpi për këtë Kuvend dhe për ju si kryetar. 

Edhe deputetja Ina Zhupa kërkoi në Kuvend përsëritjen e seancës plenare për prezantimin e programit të qeverisë. Akuza pati edhe për kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi që ndërpreu seancën e kaluar për 25 minuta pas kaosit të opozitës, duke e quajtur një ushtar të autokratit Rama. 

“Të zhvilloni procedurën siç e kërkon kushtetuta, të drejtën për ti bërë pyetje kryeministrit, debat parlamentare. Ju keni zbardhur një procesverbal që nuk tregon realitetin. Ju ftoj të nënvizoni me të zezë, fjalën kërcënuese teksa u urdhëron juve që të mbyllin seancën pasi e lanë nervat nga mosrakordimi i opozitës, siç e donte. Këtu kemi një autokrat, që mendon hallet e veta në kokë dhe nuk duron dot se çfarë mund të jetë debati parlamentar. Jeni të detyruar të silleni si ushtar për të mbyllur seancën. Ajo seancë të përsëritet për programin, pavarësisht dekreteve që keni marrë si ministra këtu dhe të gjithë deputetët të flasin për interesin publik. Mos e miratoni procesverbalin”, tha Zhupa. 

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka mbajtur një fjalim të fortë në seancën plenare të Kuvendit, duke kritikuar mënyrën sesi po drejtohet debati parlamentar dhe duke akuzuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, për mosrespektim të rregullores dhe të të drejtave të opozitës. 

Në fjalën e tij, Balliu theksoi se Parlamenti duhet të jetë një arenë për debat dhe përballje idesh, ku qytetarët të mund të dëgjojnë argumentet e përfaqësuesve të tyre, pavarësisht përkatësisë politike. 

“Besoj se të gjithë këtu, pavarësisht ndasive politike, qytetarët na paguajnë rrogat për të dëgjuar debatin politik dhe idetë tona për programin që sjell qeveria. Kjo opozitë nuk ka asnjë armë përveç diskutimeve,” u shpreh Balliu. 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull