Zgjaten edhe me 3 muaj të tjerë hetimet Arben Ahmetajn

1 Minuta Lexim

gjaten edhe me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-ministrin dhe ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj.

Ky vendim vjen pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, e cila në argumentin e saj pretendon se ende nuk kanë mbërritur përgjigjet për letër-porositë.

Në këto rrethana është marrë vendimi që të lihet më shumë kohë për të zhvilluar hetime edhe më shteruese, në pritje të këtyre materialeve, për të plotësuar edhe procedurën.

Ahmetaj është i shpallur në kërkim me urdhër të SPAK dhe vendim të GJKKO-së, pasi akuzohet për dosjen e inceneratorëve dhe shpërdorimit me detyrën. Gjithashtu ai është nën hetim edhe për dosjen “Buka”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull