Nikoll Lesi: Mirë ua bën Rama këtyre, për tjetër gjë betohen e tjetër gjë bëjnë

2 Minuta Lexim

Nikoll Lesi ka komentuar në gazetën e tij, seancën e djeshme plenare.

“Ditën e miratimit të programit të qeverisë së re nga kryeministri Rama, opozita krijoi kaos dhe rremujë. Si traditë, kur një kryeministër , kushdoqoftë, prezanton programin e qeverisë së dekretuar, të gjithë dëgjojnë dhe me pas opozita bën reagimet e kundërshtimet e saj.

Kështu është vepruar tash afro 34 vite. Sidoqoftë pasi mazhoranca ua kaloi direkt në votim pa debate, PD dhe Berisha u mblodhën urgjent te selia e PD-së.

Të gjithë ishin me sy e veshë se çdo bëjë opozita, sepse ishte hera e parë në 34 vite që një program i qeverisë së re kalonte pa debat.

Berisha atë ditë foli se do të bëjmë namin dhe se do të thirret populli në skenë. Por më pas doli Gaz Bardhi dhe tha se do të shkarkojmë Niko Peleshin, kryetarin e Kuvendit si dhe do të kërkojmë përseritjen e seancës parlamentare me debate.

As Niko Peleshin nuk e shkarkojnë dot, as seancë debati nuk ka, dhe as protestë nuk ka!

Bile, opozita nxitoi të miratonte emrat e deputetëve për komisionet parlamentare.

Konferenca e Kryetarëve është mbledhur për të miratuar listat e anëtarëve të komisioneve parlamentare. Mësohet se përveç këtyre, janë miratuar dhe anëtarët zëvendësues në përbërjen e komisioneve parlamentare.

Prandaj ua bën mirë kryeministri, sepse nuk kanë as fuqi e as njerëz PD-ja dhe krejt opozita!

Deputetët e PD u betuan në parlament; tani kanë imunitet, pasaportë diplomatike, kanë paga mujore diku te 3.2 milionë lekë. Dalin jashtë shtetit, flasin, akuzojnë Edi Ramën për “pushtet kriminal” dhe asgjë me tepër.

Kjo është opozita e sotme”, shkruan ai.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull