Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) për periudhën 1–31 gusht 2025 tregojnë një kontrast të fortë mes retorikës politike dhe realitetit mediatik. Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha përditë ankohet se jetojmë në një regjim, statistikat flasin ndryshe.
Sipas raportit të AMA-s, Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH) e drejtuar prej Sali Berishës ka dominuar hapësirën televizive kombëtare me 90.20% të kohës së transmetuar. Në krahasim, Partia Socialiste është shfaqur vetëm në 4.81%, Partia e Lirisë në 3.17%, dhe Partia Republikane Shqiptare në 1.81%.
Kjo shpërndarje e kohës në favor të opozitës së Berishës ngre pikëpyetje serioze mbi akuzat për mungesë të lirisë së fjalës. Në fakt, të dhënat sugjerojnë një situatë të kundërt: opozita ka pasur dominim absolut të frekuencave televizive, duke e lënë mazhorancën jashtë vëmendjes mediatike.
Edhe regjim edhe mbizotërim të frekuencave publike nuk shkon.
Ose, “regjimi” i ka rënë për ‘shkurt’, sepse, duke nxjerr Berishën gjithë ditën në televizor, e ka të mjaftueshme për të fituar çdo palë zgjedhje në Shqipëri./nl/ TemA