Nga Irena Beqiraj-
KRYEMINISTRI duket se është i obsesionuar nga nevoja për tu siguruar që me anë të hipernormalizimit të gënjeshtrës të shtrëmbërojë çdo aftësi njohëse të këtij kombi. Kur thotë se:
“Shqipëria një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon. Me lejoni të them që duke krijuar një ministre te AI, ministrja e parë në botë, Shqipëria nuk po përqafon thjeshtë të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar”, ai në fakt sajon një realitet që nuk ekziston.
Ne jemi një komb i cili në vitin 2024 që :
1) renditet në vendin e 84 në botë në Indeksin e Teknologjisë edhe Inovacionit edhe në vendin e parafundit në Europë;
2) vetëm blen shërbimet edhe produktet e teknologjisë edhe informacionit duke zënë vendin e 66 në Europe në blerjen e imputeve teknologjike , por fatkeqësisht rradhitet në vendin e 97 në botë edhe e fundit në Ballkan prodhimin e teknologjive pra në outputin teknologjik ;
3) renditet vendin 84 në e Indeksin e Gadishmerisë së Rrjeteve teknologjike pikërisht për shkak të zhvillimi i ulët teknologjik;
Pra thënë shkurt , ne jemi qartazi të rreshtuar përdoruesit pasivë te zhvillimit teknologjik , ( sic përdorim smartphonët) nuk prodhojmë teknologji, e aq më pak mund të pretendojmë se jemi lider në Ballkan
Për keq edhe nëse Kryeministri ka vendosur të na shëndrojë në labrator eksperimental të përdorimin e Inteligjencës artificiale në qeverisje, nuk jemi as më shumë e as më pak , por majmunët në eksperimentet e profesorit të Yale-it Keith Chen. Ai ka treguar që shimpanzetë mund të pretendojne të shkojnë edhe në hënë nëse edukohen , por faktikisht qe prej 1961 e deri tani ato përdoren vetëm si kavje për të testuar efektet e fluturimit në hapësirë .
Marrëzia e bashkon më lehtë botën tonë Askush nuk kursehet për të. Ndaj edhe kryeministri kërkon të imponojë të rremen si reale, absurden si normale, grotesken si të pashmangshme, edhe të gjitha këto të duken arritje .
Rezultati që synon të arrijë nuk eshtë zhvillimi por një betejë mbi vetë realitetin. Askund nuk debatohet më për politikat. Në vend të tyre , ne debatojmë nëse fjalët kanë ende kuptim apo nëse faktet që na serviren ekzistojnë. Me anë të hipernormalizimit të gënjeshtrës Kryeministri na ofron një kopje të zhvillimit teknologjik , në kushtet kur nuk ekzististon origjinali. Ai e inskenon realitetin ( Diella , marteniteti i saj ), e redaktohen, e rishkruan dhe përpunohen në mënyrë që ne të jetojmë brenda iluzionit të zhvillimit . Kufiri midis realitetin edhe stimulimit të tij po zbehet çdo ditë ndërsa politikat zhvillimore janë kthyer në teatër. Kështu me kalimin e kohës ne do të harrojmë nëse ka pasur ndonjëherë një ndryshim midis iluzionit edhe realitetit.
Hipernormalizimi I gënjeshtës është mjeti politik për të arritur një qëllim thellësisht psikologjik: t’i bëjë njerëzit të heqin dorë nga sovraniteti i tyre intelektual. Për më tepër, hipernormalizimi i gënjeshtës e kthen pesimizmin në të vetmin luks të mendjes.
Implikimet e hipernormalizimit të genjeshtrës janë të thella. Kur qeveria shtrembëron perceptimin, ajo shkel kontratën shoqërore, minon legjitimitetin demokratik dhe fsheh tendencat autoritare. Autokratët modernë nuk kanë nevojë të djegin librat; ata thjesht e përmbytin hapësirën me gënjeshta derisa e vërteta të mbytet.Çmontimi sistematik i infrastrukturës së fakteve , shërben për të parandaluar rebelimin jo më përmes forcës, por përmes paaftësisë së njohjes.
Hipernormalizimi i gënjeshtës nga ana e Kyeministrit nuk tenton vetëm të dezinformojë ose të shtyjë përpara një axhendë, në fakt tenton të shterojë mendimin tonë kritik, dhe të asgjësojë të vërtetën.