Nga 1 tetori 2025 pensionet do të rriten në masën 2.5%. Qeveria ka miratuar vendimin e indeksimit të pensioneve për 721,398 pensionistë.
Nga vendimi do të përfitojnë kategoritë e pensionit të pleqërisë, invaliditetit, familjarët.
Pjesë e vendimit do të jenë edhe qytetarët të cilët dalin në pension duke filluar nga data 1 tetor.
Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përllogariten në shumën 1,140,000,000 lekë, të cilat përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.