Parashikimi i motit, e enjte, 27 tetor 2022

1 Minuta Lexim

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë do të vijojë edhe për ditën e sotme të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të ngrohta.

Moti parashikohet i kthjellët me vranësira fare të pakta kalimtare të cilat do të jenë të pranishme kryesisht në relievet malore në veri dhe lindje të vendit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e lehtë e mesatare, në bregdet dhe lugina era me rrahje hera–herës deri në 8-12m/sek. Valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull