Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arkitektët do të përballen me përgjegjësi ligjore nëse dalin nga projekti i ndërtimit.
“Për t’i dhënë fund ndërhyrje të paligjshme të të gjithë natyrave në territorin shqiptar.
Është qasje 360 gradë dhe kam bindjen që do të na japë rezultate të konsiderueshme pasi krijon kushtet për një disiplinim të mëtejshëm të procesit të ndërtimit, jo vetëm për ndërtimet pa leje, por edhe ato me leje që bëhen shkak për deri edhe situata të vështira për njerëzit që paguajnë për të blerë një shtëpi e pastaj hasin gjithfarëlloj pengesash, deri edhe pamundësinë për të regjistruar shtëpinë e tyre, por edhe për të hyrë në shtëpi, kjo për shkak të konflikteve mes ndërtuesve apo të tjerë të kësaj natyre.
Janë masa që i drejtohen aktorëve të ndryshëm në këtë proces, duke filluar nga rritja e garancisë së zbatimit të projekteve arkitekturore përmes përfshirjes detyruese me ligj të arkitektit përgjegjës në procesin e zbatimit të punimeve.
Për shkak se arkitektët janë në trysni të madhe nga ndërtuesit për të bërë devijime nga projekti i miratuar dhe nuk janë subjekt i ligjit, kemi parë deformime në procesin e ndërtimit duke e kthyer arkitektin në subjekt ligji dhe duke e ngarkuar me përgjegjësin e ndjekjes së projektit, dhe me përgjegjësinë për çdo devijim nga projekti bëhet e pamundur se çdo lloj presioni nga ana e ndërtuesit të funksionojnë mbi arkitektin sepse në rast se arkitekti ikën përgjegjësisë që i ngarkon ligji është ai që paguan pasojat.” – u shpreh Rama.