Princësha e Norvegjisë, Märtha Louise, dhe bashkëshorti i saj, shamani amerikan Durek Verrett, kanë thyer heshtjen pas zërave që qarkullonin për martesën e tyre.
Çifti, i cili kurorëzoi dashurinë në gusht të vitit 2024 dhe u bë subjekt i dokumentarit të Netflix “Rebel Royal Couple: An Incredible Love Story”, është përballur me akuza se martesa e tyre është një “martesë livandë”, term që përdoret për lidhje që fshehin orientimin seksual të partnerëve.
Në një video ironike në Instagram, Märtha Louise dhe Durek shfaqen të habitur duke pyetur: “Çfarë është një martesë livandë?”
Më pas, ata shfaqen të veshur me nuanca të livandos, përballë komenteve skeptike, ndërsa videoja përfundon me Durek që ngre në krahë princeshën dhe e sheh me dashuri.
Në mbishkrim shkruhej: “Zakonisht nuk merremi me këto. Ne thjesht duam.”
Në përshkrimin e videos, Durek shtoi me humor:
“Menduat se ishte livandë? Befasi. Është vetëm dashuri dhe trashëgimi.”
Durek Verrett, i cili është deklaruar si biseksual, ka qenë më parë i martuar dhe i fejuar përpara se të njihte princeshën. Në dokumentarin e Netflix-it, ai rrëfeu se vajzat e Märtha Louise, Maud (22), Leah (20) dhe Emma (17), e kanë njohur fillimisht si “mikun e saj më të mirë gay”.
“Jam i lumtur që ua kishte thënë kështu, sepse ato janë vajza të forta dhe më vunë në provë. Por kur kuptuan që ishim të dashuruar, më pranuan plotësisht,” – rrëfeu ai.
Pavarësisht kritikave, Märtha Louise mbetet e qartë për ndjenjat e saj:
“Të jesh e martuar është e mrekullueshme, sidomos me dikë që të do siç më do ai.”
Me këtë reagim plot elegancë, princesha dhe shamani duket se i kanë mbyllur përfundimisht dyshimet mbi autenticitetin e dashurisë së tyre.