Myslim Murrizi: Begaj lajthiti me dekretin për zgjedhjet, më 31 tetor anëtarët e Kushtetueses do vihen në rresht

2 Minuta Lexim

Ish-deputeti Myslim Murrizi shpreh zhgënjim për dekretin e Presidentit Bajram Begaj, për datën 9 nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve në Tiranë. 

Duke folur për emisionin “Zonë e Lirë” në MCN TV, ai e cilëson si lajthitje të kreut të shtetit, por nuk përjashton se zgjedhjet për kryeqytetin do mbahen në 9 nëntor.  

Sipas tij, vendimi përfundimtar do të jepet në 31 tetor kur Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë çështjen në themel dhe do të thotë që shkarkimi i Erion Veliaj është në përputhje me Kushtetutën.  

Ai shtoi se në gjykimin me themel, anëtarët e Kushtetueses do të rreshtohen rresht. 

“Presidenti më zhgënjeu shumë nuk duhet ta bënte, Presidenti thotë shko në Gjykatën Administrative, ndoshta e sheh më të madhe si godinë. Ishte një lajthitje.  

Kushtetuesja vendosi 9 me 0, se e panë që ishte një shkelje flagrante e hapur. Nuk është vendim përfundimtar, vendimi përfundimtar është në datë 31 tetor kur do gjykohet në themel shkarkimi i Erion Veliaj. 

Këta bënë vendim të ndërmjetëm dhe në 31 tetor do bëhet gjykimi me themel i shkarkimit të Veliajt.  

Nëse në 31 tetor Gjykata Kushtetuese do thotë që shkarkimi është në përputhje me Kushtetutën, zgjedhjet do mbahen në datë 9 nëntor. Janë zgjedhje të pjesshme.  

Mendoj se në gjykimin me themel do rreshtohen rresht. Ata lanë duart me Begaj që bëre gabim që i dekretove zgjedhjet pa u shprehur ne. 

Gjykimi me themel do i japë të drejtë Ramës, ke qenë në kushte normale për ta shkarkuar. Në datë 31 do shqyrtohet shkarkimi që bëri Rama. Vendimi i Këshillit Bashkiak ishte nul.  

U rrëzua dekretimi i datës së zgjedhjeve pa marrë formë të prerë shkarkimi”, th ai. 

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull