“Duam të mbjellim pemë, shpresë e vazhdimësi”, Rama në Petrelë: Parku i besimit, nuk është simbol i fesë, por faltore adhurimi!

4 Minuta Lexim

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në prezantimin e projekteve të 12 finalistëve nga vende të ndryshme të botës, për ndërtimin e “Parkut të Besimit”, një hapësirë unike që do të ndërtohet në Petrelë, brenda të cilit do të bashkëjetojnë të gjitha besimet fetare.

Në fjalën e tij, Rama tha se Parku i Besimit nuk është një simbol i fesë, por është një faltore adhurimi ndaj jetës dhe natyrës. Shefi i qeverisë tha se park është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësire, por është një transformim përmes së cilit duan të mbjellin jo vetëm pemë, por edhe shpresë e vazhdimësi.

Sipas kryeministrit, ‘Parku i Besimit’ do të jetë një hapësirë e re për reflektim, frymëzim dhe bashkim shpirtëror, ku secili do të mund të ndjejë lidhjen me natyrën dhe me rrënjët e historisë sonë.

Prej shumë kohësh flas e pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë e të nisë të gjallojë. Jemi mbledhur në këtë vend që dikur formësohej nga gjuha e ashpër e urdhrave dhe divizioneve të kazermave ushtarake, një vend ku unifomiteti marshonte shumë më fort se uniteti.Së shpejti do kemi mundësi ta çelim këtë hapësirë, për një qëllim krejt të ndryshëm, për akt për njerëz krijues, të talentuar e për këdo që na viziton e kërkon ta ndajë këtë hapësirë. Por, më shumë se kaq, po rrekemi sot nisim diçka më të butë, po nisim të mendojmë në terma konkrete, përballë dhjetëra projekteve për të ardhmen e një zonë të tërë që do bëhet parku i besimit.

Ky është shumë më tepër se ndryshimi i një hapësirë, është një transformim kuptimplotë dhe s’ka të bëjë me fshirjen e së shkuarës, por duam të mbjellim pemë, shpresë e vazhdimësi. Parku i Besimit nuk është simbol i fesë, është një faltore adhurimi që nuk bën pyetje se në çfarë besoni, ju fton të vini të mrekulloheni tek qëndresa e heshtur e pemëve të fikut, të vini re formën e pemëve e të ullirit dhe të kuptoni atë çfarë kuptuan paraardhësit tanë, që zhvillimi nuk ishte thjesht në sfond, ishte në fakt shkrim i shenjtë”, tha Rama.

Rama shtoi se parku nuk do të jetë një “muze besimi”, por një “skripturë e gjallë”, që do të shkruhet jo me bojë e doktrina, por me rrënjë, pemë dhe tokë.

“Dua t’iu them diçka nga ato ku thotë zoti mbolli Kopshtin e Eden dhe pastaj vendosi njeriun. Këto pemë, fik, shegë, hurma nuk u zgjodhën për bukuri, ishin bashkudhëtarë profecie, që u rritën në dëshirën dhe përgjërimin e kohës, u kthyen në strehë për eksil, mëshirë e me radhë. Nuk është muze besimi, është skripturë e gjallë që nuk shkruhet me bojë, por me rrënje, jo me doktrina, por me hije, pemë e tokë, një hapësirë që heshtja nuk është mungesa e zërit , por prania e vëmendjes”, tha Rama.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull