SHYQYR QE JEMI NDRYSHE !

3 Minuta Lexim

Nga Andi Bejtja-

Jo pak kolege gazetare qe kaluan kufirin me Serbine pervecse dhe publikisht, me marrin ne telefon dhe tregojne me zemerim se si u kontrolluan fije per fije nga policia serbe deri dhe ne trup, sesi u mbajten 4 ore, etj., etj., duke dale ne konkluzionin se kshu duhet t’ua bejme dhe ne gazetareve serbe kur vine ne Shqiperi, kshu duhet te sillet dhe policia jone, per te vazhduar qe nuk kemi shtet etj., etj.
O Zot shyqyr qe jemi ndryshe!
E them fare hapur dhe merreni dac per ters dac jo, me mire pranoj nje polic qe te marre dhe ndonje pakete cigare kur kalon kufirin se nje polic qe me urdher te pashkruar te mban ne shenje represioni me ore te tera kot e me kot…
Dy here me shume shyqyr qe jemi ndryshe!
Dhe kur vine shqiptare nga Beogradi me xhama te thyera makinash, ndersa ne Tirane serbeve jo vetem nuk u preket fija flokut, madje me ndonje kioske periferike ne Tirane kapin dhe ndonje Lepa Brena ne sfond…Trefish shyqyr qe jemi ndryshe!
Nuk kam qene ndonjehere me shume krenar ne jeten time kur nje misioni faktmbledhes ne Kosove, projekt i Kombeve te Bashkuara bashke dhe me 7 gazetare te tjere nderkombetare, futem ne raport final fjaline e arte: UCK ndryshe nga serbet ne cdo situate sado te nderlikuar lufte nuk preknin gra dhe femije…
E shikon bre vlla sa mire qe jemi ndryshe!
Kujtoj pas viteve ’90-te nje grup patriotesh e shqiptaret te vertete qe tentuan te benin ne Akademine e Shkencave nje kunderprojekt ” Cubrilloviq” …nuk u realizua…pati dhe shkrime qe UDB financoi per mos t’u bere…Po qe e vertete i them me plot gojen Faleminderit UDB !
100 here bre vlla shyqyr qe jemi ndryshe!
1000 here shyqyr qe jemi ndryshe!
PS: Dhe dicka..stop presionit qe u beni kembeve te futbollisteve duke i varur ne kembe si gjyle folklorikisht, asimetrikisht dhe padrejtesisht gjakun e Adem Jasharit, UCK, nenat me barkun e care etj., etj.!
LERENI ALBININ TA BEJE KETE PUNE!.
Jam i sigurte se dhe po te ishte gjalle Cerciz Topulli do thoshte shkurt dhe shqip; me turqit merrem vete, lerini djemte e mij te luajne futboll!

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull