Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të dominojnë të gjithë territorin Shqiptar, ku në orët e para të ditës kthjellimet do të
jenë mbizotëruese në pothuajse gjithë vendin tonë.
Ndërsa në orët e pasdites dhe në vijim pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave, të cilat më të theksuara do të jenë në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të vijojnë të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.