Pedagogët kalojnë në variantin e fundit: Do të futemi në grevë urie!

2 Minuta Lexim

Vijon protesta e pedagogëve. Ata mund të futen sot në grevë. Ky ishte paralajmërimi i dhënë tre ditë më parë, kreu i sindikatës së pedagogëve, Sandër Kovaçi, i cili foli për mediat gjatë bojkotit që u zhvillua përballë kampusit universitar. Ai u shpreh se deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga qeveria dhe ministria, ndaj janë duke menduar të përdorin variantin e fundit, atë të grevës.

‘Duke qenë në këto kushte kur nuk ka pasur reagim deri tani, erdhëm në fazën e një bojkoti të deritanishëm, dhe tani i kemi dërguar kërkesë qeverisë, dhe të krijojë urën e komunikimit. Nuk duam të përdorim variantin e fundit, atë të grevës, por mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet për të reaguar në mënyrë konstruktive dhe ta kuptojnë rëndësinë e këtij bojkoti.’- u shpreh Kovaçi, i cili bëri të ditur se sot në orën 11:00, do të zhvillohet një protestë kombëtare.

Sindikata e Pedagogëve dhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve prej dy javësh kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste për moszgjidhjen e kërkesave të tyre drejtuar ministrisë së Arsimit dhe qeverisë. Më 16 tetor nisi bojkoti. Pedagogët kërkojnë nga ministria e Arsimit dhe qeveria rritjen me 30% të pagave këtë vit dhe 20% vitin që vjen ndërkohë që kërkojnë më shumë financime sa i përket kërkimeve shkencore. Kryeministri i është përgjigjur protestës së tyre dhe ka ofruar zgjidhjen e tij duke ofruar rritjen me 15% të pagave ku 8 % do mbulohej nga shteti dhe 7% nga universitetet. Kjo u refuzua nga ata. Ndërkohë ditën e djeshme u bë e ditur se është arritur një marrëveshje me ministrinë në lidhje me disa nga kërkesat e tyre por që mbetet ende e hapur dera e dialogut për rritjen e pagave që është dhe një kush nga i cili pedogogët nuk heqin dorë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull