Ilir Alimehmeti sfidon Këlliçin: Qytetarët kerkojnë që unë të kandidoj për Tiranën, kam folur edhe me Berishën

1 Minuta Lexim

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për Bashkinë e Tiranës.

Gjatë një interviste televizive, Alimehmeti tha se kryesore është gara e 14 Majit. Ai e vlerësoi garën për primaret si një risi për të gjetur figurën e duhur për secilën bashki.

“Unë jam në fazë vlerësimi, pasi ndryshe do ishte zyrtare, do ishte e aplikuar. Unë do e them këtë gjë vetëm kur të bëhet zyrtare pas një deklarate zyrtare. Unë2 jam në fazë vlerësimi e konsultimi”, tha ai.

Mjeku shtoi se ka pasur biseda dhe me Berishën, teksa tha se ka shumë qytetarë që i kërkojnë të kandidojë.

I pyetur në lidhje me negociatat mes Edi Palokës dhe Gazmend Bardhit, ai tha se bashkimi në betejën për zgjedhjet lokale është i domosdoshëm.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull