Lajmin e njoftoi per shueme media shqiptare gazetari i njohur, miku i tij, ish Drejtori i Pergjithshem i Zerit te Amerikes Elez Biberaj, i cili shkroi:”
U prehsh në paqe Janusz BugajskiU trondita dhe u pikëllova thellë kur mësova për ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tim të ngushtë Janusz Bugajski. Janusz ishte një analist brilant i çështjeve euroaziatike, një autor prolifik botimet e të cilit formësuan thellësisht kuptimin tonë për rajonin dhe një avokat i qëndrueshëm për demokracinë, qeverisjen e mirë dhe lirinë e shtypit. Ai ishte një mysafir i shpeshtë dhe i vlerësuar në transmetimet e Zërit të Amerikës, dhe njohjet e tij ishin vazhdimisht të qarta, parimore dhe thellësisht të informuara.Ndër vite, punuam së bashku në shumë projekte, sidomos në punët e Ballkanit. Erdha për të admiruar jo vetëm intelektin por edhe integritetin, zgjuarsinë dhe angazhimin e tij të palëkundur ndaj vlerave që mbante të dashur. Mungesën e tij do ta ndjejmë thellë të gjithë ne që patëm privilegjin ta njohim dhe të punojmë me të.Do të më mungojë tmerrësisht. U prehsh në paqe, Janusz!
Nderkohe dhe UGSH, organizata me e madhe e gazetareve ne Shqiperi shprehu dhimbjen dhe ngushellimet per humbjen e ketij personaliteti amerikan me njohje nderkombetare e vecanerisht ne hapesiren shqiptare:
Ne faqen zyrtare te UGSH shkruhet:
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dhimbjen e anëtarësisë së vet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të famshëm Janusz Bugajski.
Kjo është humbje e një kolegu i cili ndau me mediat dhe editorët, me kolegët dhe publikun shqiptar një kohë mbi tri dekadëshe bashkëpunimesh, informimi dhe opinionbërjeje për realitetet gjeopolitike, diplomatike në botë, rajon dhe vecanërisht në hapësirën shqiptare.
Janusz Bugajski si pakkush prej analistëve ndërkombëtarë spikati në mediat shqiptare me intervistat, opinionet dhe analizat e veta politike dhe gjeopolitike, duke shprehur qartazi pikëpamje të guximshme dhe duke nxitur mendimin kritik ndaj klasave dhe vendimmarrësve politikë e shtetërorë në shtetet ballkanike.
UGSH përcjell ngushëllimet pranë familjes Bugajski dhe miqve të tij të afërt për këtë ndarje nga jeta të këtij personaliteti të fjalës dhe analizës.
I përjetshëm kujtimi i Tij!”