Një ngjarje tragjike tronditi Maliqin mesditën e së dielës, kur një zjarr përfshiu një banesë, dukje i marrë jetën 40-vjeçares Merjeme Hazisllari dhe djalit të saj 14-vjeçar, Luka, ndërsa e bija e mitur u transportua në gjendje të rëndë në QSUT.
Shefi i shërbimit zjarrfikës Maliq, Sadik Halili, tregoi pistat e mundshme të ngjarjes, duke u shprehur se një version është soba me dru, ndërsa tjetra janë disa fije shkrepëse që u gjetën në dysheme.
“Njoftimin e kemi marrë rreth orës 13:30 të datës 19 tetor, nga salla operative e policisë. Menjëherë kemi arritur në vendin e ngjarjes për një minutë pasi distanca është e afërt. Kur kemi mbërritur në vendin e ngjarjes zjarr nuk ka pasur brenda në banesë dhe të dy fëmijët edhe djalin edhe vajzën i kemi gjetur përjashta. Djali ka qenë i pavetëdijshëm kurse vajza e vetëdijshme dhe tek dera e kuzhinës kemi gjetur të asfiksuar nënën e tyre e cila kishte nderuar jetë. Njoftuam ambulancën, iu dhamë ndihmën e
Për këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor pjesë e të cilit jam edhe unë për të gjetur shkakun e zjarrit. Për momentin kemi dy versione: brenda në kuzhinë ka qenë soba me dru zjarri e ndezur ndërsa poshtë në dysheme kemi gjetur disa fije shkrepëse të ndezura. Nuk mund të themi ende pistën përfundimtare”, u shpreh Halili.