Aksion për arrestimin e ‘të fortëve’, RENEA e FNSH në Shkodër

1 Minuta Lexim

Mëngjesin e sotëm, forcat RENEA dhe FNSH kanë zhvilluar një operacion në lagjen Kiras në Shkodër.

Nga ky operacion forcat RENEA dhe FNSH kanë shoqëruar në policinë e Shkodrës tre persona të cilët dyshohen për armëmbajtje pa leje në banesat e tyre.

Në fokus të kësaj ndërhyrje ka qenë kapja e personave të konsideruar si të rrezikshem, por nuk kanë arritur duke shoqëruar tre banorë të asaj zone të dyshuar për armëmbajtje.

Tre të shoqëruarit ndodhen në komisariatin e policisë Shkodër, duke u marrë në pyetje.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull