Për herë të parë, pas atentatit, ka folur për një media shqiptare gazetari investigativ i Rai-t, Sigfrido Ranucci. Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania me moderatoren Erla Mëhilli ai ka folur fillimisht për ngjarjen e asaj dite dhe ka dhënë një version të mesazhit që, sipas tij, autorët kanë dashur t’i japin.
“Ishte ora 10 e mbrëmjes të enjten kur shpërtheu ky eksploziv, që përmbante 1 kg lëndë shpërthyese dhe ishte bërë nga ekspertë. Ishte vënë në makinën time, por shpërtheu makina ime dhe e vajzës sime. Ndodhi pasi vajza ime ishte kthyer në shtëpi; për fat, nuk i ndodhi asgjë. Por fuqia e tij mund të na kishte vrarë.
Ky është pak dyshimi im në këto momente, sepse nuk e kuptoj cili ka qenë qëllimi, arsyeja ose domethënia. Është vendosur në një pikë ku unë kaloj shpesh. Mesazhi që ndoshta ata duan të japin është se mund të qëllojnë ty në çdo moment. Qëllimi është të na trembin ne, por kjo është një mision i pamundur” – gazetari.
Ai tregoi se pas ngjarjes edhe kryeministrja italiane, Georgia Meloni e ka telefonuar dhe se ai e falenderoi për solidaritetin. Ai shtoi se edhe kolegë nga Shqipëria i kanë shkruar.
“Unë kam pasur telefonin e mbushur me telefonata dhe mesazhe. Te gjithëve dua t’iu kërkoj falje që nuk iu jam përgjigjur. Kryeministrja me ka telefonuar në atë moment isha në prokurori dhe nuk i jam përgjigjur.
Nuk e dija se ishte ajo se nuk e kisha numrin e saj. Jam përgjigjur pak me vone dhe e falënderoj për solidarizimin. Tani do të shoh mesazhet që kam marr, kush më ka shkruar, kush ka ndarë solidaritet me mua. Kam marrë disa mesazhe nga disa kolegë nga Shqipëria”, tha ai.
Ai ka folur dhe për kërcënimet që ka marrë për investigimin e qëndrave të emigrantëve në Gjadër.
“Ne kemi marrë një kërcënim nga një avokat ndërkombëtar që ka qenë në kartelin e Sinaloas që ishte i lidhur me shqiptarë. Lidhur me këtë cështje dhe unë ua kam dërguar gjykatësve” -tha Ranucci.
Ai u pyet nëse shqiptari i ekstraduar nga Italia, Altin Sinomati është porositësi i atentatit ndaj tij. Ranucci u shpreh se më parë ka marrë masa mbrojtjeje nga shteti pasi një narkotrafikant kishte urdhëruar bandat shqiptare që ta vrisnin.
Ai theksoi se nuk ka ndonjë kërcënim apo mesazh konkret nga mafia shqiptare teksa shtoi se nuk mund të bëjë lidhje hipotetike të rasteve të mëparshme me atentatin ndaj tij.
“Siç thashë ne nuk kemi elementet për të thëne se ky akt ka lindur nga bandat kriminale shqiptare. Janë disa tema që i kemi prekur disa herë, duke folur për organizatat kriminale që lëvizin në Romë.
Unë për shembull kam marrë masa mbrojte se një zotëri nga burgu i Padovas, një narkotrafikant lidhur me Ndragheta kishte biseduar me disa vrasës shqiptarë duke iu kërkuar të më vrisnin mua.
Unë kam marrë masa mbrojtje nga shteti dhe unë nuk kam pasur mesazhe materiale nga ana e mafia shqiptare. Çdo lidhje do ishte shume hipotetike e bazuar ne asnjë fakt”, u shpreh ai.
“Siç thashë, ne nuk kemi elementë që tregojnë se ky ka qenë një akt që ka lindur nga bota kriminale shqiptare. Ne kemi folur edhe për organizatat kriminale në Romë. Unë, për shembull, kam marrë masa mbrojtëse, sepse një i burgosur në Padova, i lidhur me ‘Ndrangheta-n, kishte biseduar me disa vrasës shqiptarë që të më vrisnin mua. Edhe kjo ishte arsyeja. Nuk kam pasur kërcënime nga mafia shqiptare,” – tha Ranucci.