Nga Ervin Lera-
Pas shumë diskutimesh, analizash dhe opinionesh mbi vërtetësinë opozitare në zgjedhje dhe përzgjedhje, më në fund, me sebep raportin e OSBE-ODHIR, u hap një tjetër temë për të patur një sebep të ri mediatik, analizues, diskutues dhe opinionues.
A janë të pranueshme dhe të vërteta zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri?
Le të themi – ashtu si edhe ju intereson mjediseve mediatike për të patur se me se të merren – se nuk janë të vërteta, të drejta, demokratike dhe në përputhje me rekomandimet e dishepujve perëndimorë.
Po sikur – me po sikur futet Parisi në shishe, ne në shqip me po sikur i themi hallës xhaxha – të shohim se çfarë ndodh në tempullin e demokracisë botërore, Shtetet e Bashkuaratë Amerikës pas zgjedhjeve?
Të gjithë kemi parë – të paktën në dy palë zgjedhjet ku pjesëmarrës ka qënë Presidenti Trump – se akuzat për manipulim – në rastin kur Presidenti aktual doli humbës, se akuzat për shpërdorim të burimeve shtetërore dhe manipulim ishin evidente, dhe, në rastin kur doli fitues, nga humbësi, nuk munguan akuzat për manipulim të rezultateve apo të manipulimit të qytetrëve votues. Politika, e dimë dhe e pranojmë të gjithë, është një e keqe e padëshirueshme e domosdoshme., është e keqja që na ndihmon të gjithëve të mësojmë të dallojmë të mirën nga e keqja – e keqja është politika – të këqinjtë janë politikanët. A kemi pranuar dhe dëshirojmë që të drejtohemi dhe qeverisemi nga politika?, a jemi çdo ditë të pakënaqur nga politika dhe nuk heqim dorë nga politika dhe politikanët?, a shajmë dhe ulërijmë çdo ditë kundër politikës dhe politikanëve, qeverisë dhe shumicave që bëjnë ligje dhe rregulla që na rëndojnë me taksa, gjoba dhe ndëshkime? Kjo është ajo që na lidh pazgjidhshëm me politikën dhe, duhet ta pranojmë se pa politikë – më mirë dhe drejt e thënë , pa diktaturën demokratike politike, bota nuk ecën dot përpara mes ndëshkimesh, debatesh, konfliktesh dhe luftrash. Pra, politika dhe politikanët e mallkuar, janë ata që na bëjnë të urrejmë dhe të ndërtojmë një qëllim dhe ideal që të gjithë të shohim përpara të pavarur nën hijen e rëndë të një fuqie që nuk e duam por e pranojmë njësoj. U vodhën apo u manipuluan apo u keqtrajtuan apo u shtrembëruan në përfundim zgjedhjet?, dhe ne ende duhet të rrimë e të presim një fjalë nga ata që për 100 vite na robëruan dhe sot e lënë të rrokur për dore që j’u kemi shtrirë për t’ju bashkuar në kontinentin politik ku raca jonë është një nga themelueset.
Pa hegjemonizma nacionliste, e vuajtura plakë Europë, është ngritur mbi themelet e Dakëve, Helenëve dhe Ilirëve., ose në të kundërt le të njihemi me një histori të re europiane që na bën inferiorë, të përjashtuar dhe të padëshirueshëm në gjeopolitikën e origjinës. Le t’i lëmë mënjanë pretendimet demokratike – pa përmendur sa e sa raste abuzive të fushatave elektorale të dënueshme me burg të demokracive të përparuara europiane, sa e sa akuza të demokracisë shembull amerikane – të mentoëve ndëshkues dhe vlerësues të proçeseve demokratike zgjedhore, që nuk gjejnë zbatim askund. Po sikur – me po sikur futet Parisi në shishe dhe ne në shqip me po sikur e quajmë hallën xhaxha – të shikojmë se në Shqipëri funksionaliteti politik zgjedhor ka të bëjë me përzgjedhjen e pjesëmarrësve dhe individualiteteve intelektualë të secilës palë zgjedhore? A kemi një barazi të intelektit zgjedhor partiak të forcave konkuruese në zgjedhje në Shqipëri? A kemi personalitete përfaqësues të kauzave të drejta me barazi konkuruese mes palëve? Asfare që nuk ka një garë të barabartë konuruese politike në Shqipëri, ndërkohë që nuk ka identitete politike të spikatur njësoj mes palëve.
Kjo, vërehet edhe në garën e saponisur për zgjedhjet e pjesshme lokale, jo vetëm në Tiranë – ku një personalitet politik i majtë do të gjoja-përballet me një pothuajse personalitet humoristik – por edhe nëpër ato pesë qytete të tjera ku, gara është zbehur sepse pretendimet brenda llojit të djathtë janë dërrmues kundërshtarë me zgjedhjet mes kaosit, padijes dhe asgjësë që ofron e djathta e papranishme – inekzistente për ata që nuk janë shume mirë me shqipen – në jetën qytetare, politike, sociale dhe ekonomike. E vetmja mundësi që e djathta të fitojë ndonjë lagje në zgjedhjet e pjesshme lokale, përfshirë edhe Tiranën e padiskutueshme të fituar nga zonja Manastirliu, është që Armata Zgjedhore e Majtë – organizim i nevojshëm dhe i detyrueshëm politik për triumf ideologjik sipas bindjes – të harrojë ose të përtojë të angazhohet. Sa për përdorimin e burimeve shtetërore dhe të tjera si këto të pakuptimtave që ndodhin rëndom në Europë dhe botë, ato janë vetëm një alibi e pakicës që nuk di, nuk bën dhe që konsumohet më kot.

