Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka postuar një foto nga Kuvendi ku deputetët demokratë shihen teksa kanë rrethuar Sali Berishën.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ironizoi kohën e humbur gjatë seancës parlamentare, duke theksuar se kreu i PD-së, Sali Berisha pyetjet me zë lidhur me çështje konkrete mund t’ia bëjë në sallën e gjyqit.
“2 orë e 40 minuta kot, pa punë duke pritur të vendosin do e pyesin me zë prokurorin apo jo!! Në fakt, prokurorin për çështje konkrete edhe tënden, e pyet në gjykatë jo këtu!”, ka shkruar Braçe.

