Një mashtrim me vlerë 20 milionë euro është zbuluar nga autoritetet italiane gjatë një operacioni masiv të realizuar nga Guardia di Finanzia.
Sipas burimeve nga mediat italiane, gjatë operacionit u sekuestruan 600 mijë këpucë me etiketën “Made in Italy” të prodhuara nga Kina, Shqipëria dhe Rumania.
Operacioni filloi javët e fundit kur në disa qendra tregtare të kryeqytetit piemontez të tregtisë me pakicë, u identifikuan aksesorë veshjesh që mbanin produkte në rafte të cilat rezultuan se ishin krejtësisht të rreme pasi prodhoheshin në vende si Shqipëria, Kina dhe Rumania.
Nga kontrollet e kryera në flukset doganore rezultoi se mallrat e importuara në fakt ishin të etiketuara si italiane.
Hetimet, të koordinuara nga Prokuroria Publike në Gjykatën e Torinos, i çuan autoritetet e Guardia di Finanza në magazinat e vendosura në provincat e Torinos dhe Trevisos ku u krye sekuestrimi masiv i këpucëve.
Një sipërmarrës italian do të duhet të përgjigjet për veprën penale të mashtrimit tregtar përballë Drejtësisë italianem pasi është denoncuar për këtë çështje në Prokurorinë e Torinos.