FATOS NANO NJË BURRË I MADH

3 Minuta Lexim

Nga Evin Lera

Sot, për shumëkëdo është një ditë normale, është një ditë që pak ngacmon kujtimet historike kombëtare. Më keq ende, që sot duhet të jetë një ditë, disa ditë, zije kombëtare, është një ditë shembulli të burrit të patutur, këmbëgulës dhe të vendosur për një Shqipëri demokratike – europiane, që shumë nga këta të sotmit nuk kanë këllqe të përballen.

Kush është i nderuari, i madhi dhe i papërsëritshmi Fatos Nano? Është ai që shumëkush e quan liberali i majtë, por jo, Fatos Nano është ai që në pak njerëz ka lënë shembullin e papërulshmërisë para , papërgjunjëzimit dhe “kokëfortësisë” të drejtë kombëtare.

Pikërisht sot, përballemi me disa qyravitje politike për burgime të padrejta. Fatos Nano, zoti i nderuar Fatos Nano, me buzëqeshje, me cigaren e pafikur – që ndoshta ishte një nga shkaqet e fatkeqësisë së sotme kombëtare – e pranoi fatin e tij dhe u përball.

Kur Fatos Nano mund të ikte kurdo dhe kudo, respektoi shtetin e paqënë dhe priti një vendim politk – ligjor që ë kthehej në lirinë që ai e njihte dhe promovonte atëherë aq shumë mirë. Sot, përulja dhe nëpërkëmbja kombëtare përpara aktorëve dhe faktorëve ndërkombëtarë, ishte ajo që e rrakapjekthu Fatos Nanon si kryeministër dhe kryetar i padiskutueshëm të shumicës së padiskutueshme të atëhershme, të sotme dhe të përjetshme shqiptare, si rezultat i një mendësie alla– Fatos Nano.

Ka shumë qaramanë – pa përmendur asnjë emër të përveçëm – që sot qajnë dhe ulërijnë për pasojat ligjore për fatin e privimit të lirisë, por shembulli i burrit të patrembur dhe të fortë, Fatos Nano, sot konsiderohet si gabim, sepse askush nuk i merr në konsideratë edhe batutat me të cilat Ai, Burri i Madh, edhe e shpërfilli ndëshkimin e xhelozisë së mendjes së madhe dhe të hapur. Fatos Nano, kurrë nuk do të binte dakort që të dorëzohej para presionit për aktivitetin personal, dhe, pranoi edhe komentet e fëlliqura të kalbësirës që sot e ngushëllon, edhe atë ditë kur, pikërisht ai u sulmua me armë të rënda luftarake.

Fatos Nano, po të ishte ai karrieristi dhe arrivisti politik, ende sot e kësaj dite do të vazhdonte të ishte në pushtet dhe armik i pakundërshtueshëm i dogmave qesharake të kritereve të anëtarësimit në BE, por Ai me nderin dhe patriotizmit, këmbënguli në shembullin e traditës dhe trashëgimisë kombëtare ta arrinte këtë. Dhe, kjo ishte çfarë e bëri Fatos Nanon, të linte arenën përulëse të dëshiruar nga të sotmit të deporsonalizohen për të arritur atë që ai nisi ndërkombëtarisht, sipas parimeve traditore kombëtare.

E lehtë i qoftë pesha e dheut, por në shpatullat e Fatos Nanos kanë kaluar shumë e shumë shtrëngata e ngarkesa që nuk e kanë përkulur kurrë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull