Humb jetën administratori i minierës në Bulqizë, policia shoqëron disa persona

1 Minuta Lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në një nga minierat e Bulqizës, në zonën e Theknës, Martanesh, ku dyshohet se administratori i këtij subjekti ka ndërruar jetë.

Sipas raportimeve nga policia, ka ndërruar jetë shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator, ku dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar.

“Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, në vijim të veprimeve, policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull