BE publikon progres-raportin për Shqipërinë: Moment pozitiv me negociatat! Rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit

2 Minuta Lexim

BE  ka publikuar progres raportin për Shqipërinë për vitin 2025, ku thekson hapat e ndërmarra  në procesin e negociatave nga vendi ynë. Në raport, thuhet se Shqipëria ka ruajtur angazhimin e fortë politik ndaj objektivit strategjik të integrimit edhe përafrimin e plotë me politikën e jashtme dhe sigurisë me Unionin. Ky qëndrim i Shqipërisë, thotë BE, një sinjal të fortë si partner i besueshëm.

Sa i përket demokracisë dhe reformimit zgjedhor, raporti i vlerëson zgjedhjet e 11 majit si konkurruese dhe të organizuara profesionalisht, por thekson se ka pasur mangësi, përfshirë mungesën e kushteve të barabarta dhe abuzimin me burimet publike, duke shtuar se është e nevojshme një reformë e plotë zgjedhore për të adresuar rekomandimet e e pazbatuara të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Po ashtu polarizimi politik dhe mungesa e dialogut të sinqertë politik vazhdojnë të pengojnë punën e Parlamentit, thuhet në raport.

Ndalur te Reforma e Administratës Publike, BE thotë se Shqipëria është “mesatarisht” e përgatitur në këtëe fushë, megjithëse ka bërë disa përparime. Këtu përmendet miratimi i Strategjisë kundër Korrupsionit dhe Reformës së Administratës Publike 2025-2030. Sipas BE, problem mbetet edhe praktika e rishikimeve buxhetore të kryera përmes akteve normative nga ekzekutivi dhe duhet të kufizohet.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull