Bashkëpunimi si përfitim bilateral përballë humbjeve prej konfrontimit

8 Minuta Lexim

Nga Aleksandër Çipa

Takimi i APEC-ut në një qytet të rëndësishëm të Koresë së Jugut është një shenjë e rëndësishme (por jo përcaktuese), për një rikthim të luajalitetit në marrëdhëniet ndërmjet SHBA‐së dhe Kinës. Në këtë “shenjë” spikat potencueshëm për perspektivën roli i Lindjes Aziatike.

Ndonëse ende janë duke u riformuluar shumë çështje thelbësore të këtyre marrëdhënieve, mundësitë për të parë në praktikë nëse dialogu mund të kapërcejë ngërçin, janë plotësisht të arritshme nga të dy palët.

Këmbëngulja e Kinës për t’u bërë aktor më i shfaqur në formësimin e arkitekturës së re globale dhe qëndrimi përballë SHBA-së për këtë qëllim, nuk është një çështje, por qasje si  realitet kokëfortë.

Presidenti kinez Xi Jinping u takua me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Busan të Republikës së Koresë, 30 tetor 2025. /Foto nga Xinuha

Për këtë arsye, analistët ndërkombëtarë  e shohin këtë qasje si përcaktuese për përparimin konkret të marrëdhënieve dhe për tejkalimin e situatave, të cilat në mënyrë të përsëritur janë karakterizuar nga rritje potenciale e tensioneve dhe deklarimeve bilaterale që tensionojnë jo thjesht diplomatikisht, por realisht tregjet ndërkombëtare dhe fatin e shumë proceseve në nivel bilateral, në marrëdhëniet ndërkombëtare, në ndikimin e arkitekturës së qeverisjes globale dhe institucionalizmit ndërkombëtar si dhe në tregjet globale.

Në mënyrë specifike janë në testim marrëveshjeve teknologjike, ato tregtare, zinxhirët e furnizimit etj.

Sikundër vëmendja është e fokusuar ndaj reagimeve dhe manovrave  për gjetjen dhe ruajtjen  e ekuilibrave mes partnerëve të ndryshëm të të dy palëve dhe të aktorëve të tjerë ndërkombëtarë.

Samiti i liderëve të APEC-ut në Korenë e Jugut mbarti një theks në raportet SHBA-Kinë, sikundër ekspozoi në vëmendjen ndërkombëtare edhe më tej, nismat kineze për qeverisjen globle dhe sidomos për implikimet dhe proceset e agravuara ndërkombëtare.

Si efekt i parë i këtij samiti u vërejt një lloj ulje e temperaturës politike mes dy fuqive të mëdha. Dhe kjo ngjet në momentin kur rivaliteti është shndërruar në “konkurrencë sistemike”.

Takimet në platformën rajonale të APEC, mbartin semantikën diplomatike se të dyja fuqitë i përqasen verdiktit të bashkëjetesës në rend të përbashkët global, ndonëse ende gjenden në  konfigurimin asimetrik të trashëguar.

Në të njëjtën kohë, ky samit mundëson rritjen e profilit diplomatik të vendeve pritëse, sikundër shton edhe risqet për to në kushtet e “rrëshqitjeve” të balancës mes palëve.

Presidenti kinez Xi Jinping u takua me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Busan të Republikës së Koresë, 30 tetor 2025. /Xinhua

Mediumet kino-amerikane  në pasqyrim të këtij samiti i kushtuan ndjeshmëri të lartë “ konsensusit paraprak” mbi çështjet kryesore mes dy fuqive, ku përfshihen pezullimi i tarifave, tregtia e produkteve bujqësore dhe kontrollet e eksportit,  të cilat u arritën pas dy ditësh bisedimesh tregtare “konstruktive” në Malajzi, ndërkohë që ishin konsumuar pesë raunde bisedimesh të vështira.

Pohimi I zv/kryeministrit kinez pas takimit me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, se:”…Kina dhe SHBA-të fitojnë nga bashkëpunimi dhe humbasin nga konfrontimi”, është një kumt i bashkëpranuar për kahun e bashkëjetesës dhe ecjes në linjat e reciprocitetit dhe bashkëpunimit tregtar mes dy fuqive.

Të dyja palët potencojnë në dialogimet zyrtare nevojën e ndërtimit dhe rritjes së besimit, për të përballur dhe menaxhuar dallimet.

Zyrtarët amerikanë, nga pozita e respektimit të faktit që dy vendet përfaqësojnë dy ekonomitë më të mëdha, më të përparuara teknologjikisht dhe si të tilla, më dinamiket në botë, pranojnë nevojën se “ka shumë gjëra që duhet të rregullojmë në frontin ekonomik”.

Ndërsa presidenti i Kinës Xi Jinping në fjalimin e samitit theksoi se: “Për më shumë se 30 vjet që nga themelimi i tij, APEC-u e ka udhëhequr rajonin e Azi-Paqësorit në pararojë të zhvillimit të hapur global, që nga hartimi i planit për Zonën e Tregtisë së Lirë të Azi- Paqësorit, deri te promovimi i ndërtimit të Bashkësisë së Azi-Paqësorit, duke e ndihmuar Azi-Paqësorin të bëhet rajoni më dinamik në ekonominë botërore”. Ky është një përcaktim konkludues për efektivitetin dhe zhvillimin e ekonomisë në këtë entitet, në krye të të cilit gjendet fuqia e madhe e Azisë. Jo më kot presidenti I Kinës e përcaktoi këmbënguljen dhe misionin fillestar të APEC-ut si themelësi për rritjen e mëtejshme ekonomine dhe impakte të tjera në mirëqenien e njerëzve. Paraqitja prej presidentit Xi e pesë propozimeve, në fjalimin e vet përbëjnë thelbin promemorues të fuqisë kineze në arealin tërësor global.

Në këto pesë propozime nënvizohet: platforma për sistemin tregëtar shumëpalësh, duke mishëruar zbatimin multilateral të vërtetë dhe rritje të autoritetit dhe efektivitetit të sistemit tregtar shumëpalësh me Organizatën Botërore të Tregtisë në thelb.

Krijimi i përbashkët i mjedisit ekonomik rajonal të hapur, duke vijuar të promovohet liberalizmi dhe lehtësimi tregtar dhe investues.

Ruajtja e përbashkët e qëndrueshmërisë dhe funksionimit të lirshëm të zinxhirëve industrialë e furnizues, nën parimin e “bashkimit të duarve” në vend të “shkëputjes së duarve”,  “zgjerimit të zinxhirëve” në vend të “thyerjes së zinxhirëve”, duke kërkuar në mënyrë aktive më shumë pika bashkimi të interesave….”

Promovimi i përbashkët i tregtisë digjitale e të gjelbër, duke shfrytëzuar plotësisht rolin e teknologjisë digjitale në promovimin e tregtisë ndërkufitare etj., si dhe zhvillimin gjithëpërfshirës e të barabartë duke inkurajuar globalizim ekonomik më gjithëpërfshirës e të vazhdueshëm.

Arritja e marrëveshjeve anësore të parashikuara, në samitin e APEC-ut mes dy lidershipeve e rrit rëndësinë e ngjarjes dhe vlen si indicie për ekuilibrin global.

Aktualiteti ndërkombëtar dhe rrethanat e krijuara në situatën e tanishme i përcaktojnë marrëdhëniet SHBA-Kinë si shtylla kryesore të politikës globale. Nisma e Kinës për një “Global Governance Initiative”, e cila synon riformatimin e disa prej arsyeve ndërkombëtare të qeverisjes globale ka krijuar disponibilitet të ri dhe po imponon lëvizje të reja edhe nga fuqia amerikane.

Presidenti kinez Xi Jinping u takua me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Busan të Republikës së Koresë, 30 tetor 2025. /Foto nga Xinuha

Takimi në Gyeongju i dy liderëve globalë rizgjoi perceptimin qetësues të tensioneve dhe mbart vlerën e një sinjali ende të pamjaftueshëm pozitiv për stabilitet. Natyrisht nevojitet magjia e diplomacisë, pasi mbeten shumë çështje të pazgjidhura dhe interesa kruciale e kryesore që përplasen.

Samiti I APEC-ut mbart rëndësi jo vetëm për aty ku ndodh, në Azi, por edhe për arealet globale.

Përderisa çështjet e përziera janë aq të rëndësishme dhe të larmishme, kontekstet janë aq imponuese dhe në një situatë aq të komplikuar ndërkombëtarisht, ndikimet janë specifike për shumë rajone dhe jo vetëm për dy “hemisferat” gjeopolitike Perëndim-Azi.

Edhe pse APEC është forum aziatiko-paqësor, efektet e tij rezonojnë globalisht, përfshirë Ballkanin.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull