Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot me shumicë votash përbërjen e re të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kuvendi ka miratuar me 116 bota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim Ilirjana Nanon në krye të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Deputetët kanë zgjedhur gjithashtu dhe anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ,-së, si më poshtë: Arben Ristanin i votuar me 111 vota pro, 2 abstenim dhe 7 kundër; Dritan Çakën me 116 vota pro, 2abstenim dhe 2 kundër; Bledar Skënderin me 113 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër; si dhe Helga Vukajn me 112 vota pro, 3 abstenim dhe 6 kundër.

