Ekzekutimi i gjyqtarit Kalaja! Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli rrëzon kërkesën e Gjon Shkambit

1 Minuta Lexim

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për ta liruar nga qelia.

Ai pretendon se nuk është autori i ngjarjes që tronditi vendin me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja si dhe plagosjen e dy personave të tjerë palë në proces.

Shkambi iu drejtua Shkallës së parë me një kërkesë për zbutje mase dy javë pasi Apeli i Tiranës e rrëzoi atë.

Gjon Shkambi pretendon se nuk ka pasur dijeni për veprimet e nipit të tij Elvis Shkambi që qëlloi ndaj gjyqtarit Kalaja sapo ky i fundit lexoi vendimin kundër kërkesës së tij lidhur me një konflikt pronësie.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull