Ish- deputetja dhe ish- kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se do të kërkojnë që dosja ndaj saj dhe ish- bashkëshortit Ilir Meta të kthehet në SPAK.
Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se Prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen në gjykim pa mbyllur në hetimet për të vetmin shkak, sipas saj, “sepse i binte të dilte Ilir Meta nga burgu”.
Kryemadhi deklaroi se hetimi për të dhe Ilir Metën “filloi për minierat e floririt, gradaçelat në Angli dhe Amerikë dhe milionat në offshore, por po rezultojmë që kemi ngelur të heqja e mitrës së Monika Kryemadhit në 2019”.
“Nuk ka asnjë provë të re, por është kthimi i përgjigje të letërporosisë që ka bërë SPAK në nëntor 2024 dhe ka ardhur më 1 tetor.
Kjo tregon që Prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen në gjykim pa mbyllur në hetimet për të vetmin shkak, sepse i binte të dilte Ilir Meta nga burgu.
Ka thagma që do të nxjerrin në pah se kush janë keqdashësit, apo sabotuesit.
Kjo dosje sic ka ardhur do të kthehet prapa. Do të kërkojmë rikthimin e dosjes në SPAK, sepse vetë letërporosia nga SHBA ka sjellë informacionin e saktë dhe zbardh cfarë ka ndodhur me GSIS.
Ky hetim ka filluar për të hetuar minierat e floririt, gradaçelat në Angli dhe Amerikë dhe milionat në offshore, por po rezultojmë që kemi ngelur të heqja e mitrës së Monika Kryemadhit në 2019”, tha ajo.

