‘Plumbi i Artë’/ Dëshmon në GJKKO Elton Kila: Më dogjën biznesin, më thanë se Dumani do të më vriste

7 Minuta Lexim

Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion, po zhvillohet seanca e radhës për dosjen ‘Plumbi i Artë’ teksa si dëshmitar është thirrur biznesmeni Elton Kila.

Kila ka treguar për rastet që kanë tentuar t’i djegin apo shkatërrojnë biznesin e tij, konkretisht shitblerje makinash, në vitet 2017 dhe 2018.

Ndër të tjera, Kila është përgjigjur dhe për atentatin e dështuar të organizuar për vrasjen e tij në vitin 2018, ditë kur Nuredin Dumani, i cili kishte nisur për ta vrarë, mbeti i plagosur.

Si për zjarrin e vënë në biznesin e tij ashtu dhe për atentatin e planifikuar për ta vrarë, nuk ka autor si dhe vetë Elton Kila thotë se nuk ka dijeni se kush fshihet pasi ai vetë nuk ka pasur konflikte të mëdha, por vetëm raste pa interes.

Dëshmia e Elton Kilas:

Kam qenë i dëmtuar nga një akt kriminal, ngjarje e ndodhur në 2017 dhe 2018. Kam një biznes prej 25 vitesh, në fushën e automjeteve. Në 2017 ka pasur një tentativë për shkatërrim prone, nuk është zbuluar rasti, ne 2018 është tentuar shkatërrimi totalisht i biznesit në Bradashesh, Elbasan. Unë e kam nisur në vitin 2003 si biznes dhe hap pas hapi kam hapur 4 biznese. Në 2013 kam hapur një bazë fikse aty ku vazhdoj dhe sot, edhe pas shkatërrimit. Përpara se të merresha me këtë biznes, kam jetuar jashtë, pastaj u riktheva. Kam drejtuar edhe biznese të tjera. Kam qenë në Francë, Gjermani dhe Zvicër, jam marrë gjithmonë me automjetet. Vetëm për këtë punë njihem në qytet. Përveç kësaj pune, në 2006 kam hapur një palestër, ku përflitet edhe rasti i Emiljano Ramazanit. Në 2010 kam hapur një lokal në qendër të Elbasanit. Në 2017, ku ndodhi tentativa e shkatërrimit të biznesit, unë ndodhesha në shtëpi. Kisha mbyllur punën si zakonisht, kam pasur edhe roje.

Më thanë ka rënë zjarr, shkova fikëm zjarrin jashtë servisit. Zjarrin e shoi zjarrfikësja, dëmi ishte gati 18 milionë lekë, u dogjën 3 automjete. Kam patur në atë kohë rreth 13 cope, kisha 2-3 punëtorë. Në kohën e ngjarjes ishte vetëm roja aty. U mbajt një procesverbal për këtë ngjarje, me pyeten të gjithë nga policia për ngjarjen. Është ngjarje pa autor, nuk mora përgjigje se kush e bëri. Pati një zjarrvënie sërish ne 2018, në atë kohë kam qenë i arrestuar një kohë të shkurtër për makinat që sillja jashtë. Kam qenë i ndaluar deri sa erdhën dokumentet pas 45 ditësh nga Itali. Veprën penale e kreva në Itali, periudha në 2009, kam pas bashkëpunuar po në lidhje me automjetet. Pas tre ditësh ndalim, vendosën zjarrin në biznesin tim.

Ngjarjen e mora vesh përmes televizorit sepse isha i paraburgosur. Pasi dola nga burgu u interesova në polici. Sot e kësaj dite them që nuk kam asnjë lidhje me asgjë. Ka qenë një roje dhe një kompani sigurimi kur ndodhi ngjarja. Nga roja dëgjova diçka nga i biri, Arbër Ramollari i cili tha që ka qenë Eljo Bitri me dy të tjerë. Eljo Bitri s’ma merrte mendje sepse rrinte shume afër punës time. E njihja, frekuentonim të njëjtin lokal, kaq asgjë tjetër. Pasi më tha Arbri, nuk desha ta bisedoja me Eljo Bitrin thjeshtë u distancova. Nisa vëzhgimin vetë të mësoja kush e bëri. Emrat e tjerë që mi tha Arbri nuk ishin persona të njohur prej meje dhe nuk i mbaj mend emrat. Rrethi im shoqëror aso kohe ishte shumë i gjerë, Genc Muço është shoku im i ngushtë. Bashkë na lidhte puna. Unë s kam patur kurrë konflikt me njeri.

Që nga 2018 nuk kam as roje, as polici private asgjë. Nuk dyshoja te ndonjë person. Ditën që mora vesh që kane ardhur për të më vrarë atë dite kam ikur ne 7 të mëngjesit. U njoha me lajmet që kishte ngelur i plagosur një person, Nuredin Dumani dhe që ishte arrestuar. Në atë kohë kam qenë me familjen ika jashtë me avion në Gjermani. Më pas u ktheva me makinë. Atë kohë me thanë që shënjestër isha unë, nuk e besoja me thënë drejtën. Pas 2 muajsh doli lajmi se Dumani do vinte për të më vrarë mua në Elbasan. Ma kanë thënë dhe policët vërdallë që flitej që u bë për mua. Nuredin Dumanin nuk e njihja, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë. Unë këtë rast se nuk e lidhja me veten. Familjarët e mi më pyesnin a ke ndonjë problem, më pas kuptuan që vërtetë nuk kam lidhje me asnjë nga këta. Nuk kërkova të dija se për çfarë ndodhi dhe familja më kërkoi të ikja jashtë. I thash familjes nëse kane diçka le të vijnë se unë nuk kam frikë.

Unë nuk ruhesha fare, kam patur vetëm konflikte të vogla pa interes. Konflikte të tjera jo. Jam pyetur dhe në polici për këtë ngjarje. Unë isha në pritje që të dilte e vërteta. Nuk mësova asgjë. Po përlitesha shumë dhe kërkova te marr vesh diçka. Kur u arrestova unë kërkova të rrija vetëm. Kishte disa persona në paraburgim që ishin të njohur për mua. Nipi i Ardjan Çapjas ishte në paraburgim, ai nuk jeton më. Është vrarë. Ai ka qenë në konflikt me Fadil Memën. Kam paur konflikt me Florenc Çapjan. Suel Çelën e njoh që kalama. Me Suel Çelën kam patur marrëdhënie pune, me vëllain e tij dhe me të atin me lidhte puna. Kemi qenë komshinj, dyert përballë. Marrëdhënia ka qenë korrekte, disa here kam udhëtuar edhe me babain e Suelit. I ati i tij merrej me fruta-perime, unë me automjetet. Për ngjarjet që më ndodhën, Sueli dhe Marjo Çela nuk mu gjendën pranë sepse unë kam qenë i distancuar dhe nuk doja të diskutoja me askënd. Dhe me vëllezërit e mia nuk diskutoja.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull