Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Arapaj të Durrësit, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën pasi u godit me grusht nga një i ri.
Sipas Policisë, pas hetimeve është arrestuar 18-vjeçari L. Ç., i cili akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se pas një sherri për motive të dobëta, i riu e ka goditur me grusht 52-vjeçarin S. F., i cili ka rënë në tokë dhe ka goditur kokën.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë më 10 nëntor, në Spitalin e Traumës.
Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

