Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

1 Minuta Lexim

Këtë të enjte është paraqitur në SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme.

Por, emri i tij del në sulmin kibernetik që iu bë SPAK në mars, për të cilin ranë në pranga dy ish-punonjësi i IMT, Arnold Rrokaj dhe ish-zyrtari i burgut Vlorë Zambak Gjonaj.

Hakerët tentuan të merrnin informacione nga kompjuterët e 3 prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por sipas Prokurorisë, nuk arritën që të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së.

Të dy këta persona i kanë shpërndarë dokumentet që kanë arritur të marrin në persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë dy gazetarë, ish-kreu i burgjeve, Agim Ismaili si dhe Dritan Palikaj, sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull