Përse nuk ka një bir politik që të “vrasë” Ramën !

4 Minuta Lexim
Nga Irena Beqiraj-
Kryeministri nuk bisedon me anëtarët e grupimit që drejton . Dyshoj se nuk ka qënë ndonjëherë në gjendje ta bëj, sepse ai thjesht aktron . Ai mund të jetë edhe predator edhe performues në të njëjtën kohë . Partia, ministrat , kryetarët e bashkive , drejtorët patronszhistët janë spektatorët edhe armiqtë e tij të betuar.
Ai i përçmon ata në grup. Rrallë herë individi do ta pranonte përçmimin , por në grupe, parti, apo edhe kombe , përçmimi mund të bëhet rregull, pasi i gjendur në grup individi ngushëllon veten duke normalizuar dhimbjen.
Kërcënimet më të mëdha për lirinë dhe dinjitetin njerëzor nuk vijnë nga dhuna e hapur, por shpesh vijnë nga agresioni pasiv pothuajse i padukshëm, i cili kufizon vullnetin individual dhe guximin moral.
Teksa shikon portretet e dëgjuesve të heshtur, nën agresionin pasiv të liderit është e dukshme sesa të gërryer e kanë ndjenjën e vetë ndjerjes para tij.
Pas 12 vitesh në pushtet Partia Socialiste është një trup politik i sëmurë, i korruptuar, edhe pse i veshur bukur; një grupim pakëndshëm, një përbindësh i Frankenstein-it shtypëse antidemokratike, korruptuese dhe mizore;
Ajo po përjeton një vazhdimësi të gjendjes së shpërbërjes ku çdo ego e vogël e veçantë është një principatë e vogël , e pavarur, më vete. Të gjithë duan të mbajnë egon e tyre të kenaqur, veten e tyre të kufizuar dhe të paprekur. Ky pasivitet edhe kufizim vetëm tek interesat personale, jo vetëm që vonon progresin por ai fuqizon shkatërrimin. Rezultati ? Ai që të lëpin më fort të kafshon më egër!
S’e kam një bir politik që të më ‘vrasë’ për momentin” thotë Rama .
Rama me kast nuk ka edukuar e rritur pasardhës të gatshëm që partia të mbetet e qëndrueshme edhe pasi ai të jetë larguar.
Kur ai të mos jetë më Partia socialiste ka nevojë për rindërtues që dinë të qëndrojnë në boshllëk, që të thonë të vërtetën pa kërkuar falje dhe që udhëheqin me llojin e guximit që rikthen shpirtin e grupit.
Partia socialiste nuk ka nevojë për idealist të hollë, e as për një realist të vrazhdë, por për një lider , sytë e të cilit mund të lexojnë qiellin, ndërsa këmbët e tij shkelin fort në tokë. Një njeri me simpati universale, por të vetëpërmbajtur; një njeri që e njeh fushën e emocioneve, megjithëse nuk është skllav i tyre; një lider për të cilin politika nuk është thjesht një spektakël apo hije kalimtare, por një lojë solemne, që duhet luajtur me kujdes, pasi vendimet e sotme mund të kenë vlerë të përjetshme .
Një burrë a grua që e konsideron politikën , mënyrën se si ndryshimi dhe mospajtimi duhet të shoqërohen në kompromis dhe pjesmarrje.
Një lider që ngulmon nga e kaluara, megjithatë e di se mjalti i saj mund t’i sjellë dobi vetëm në mënyrë të moderuar; që mendja i të cilit skanon të tashmen, por nuk magjepset nga karremat e saj të arta; që është i bekuar me aftësinë e parashikimit të të nesërmes.
Një bir të tillë Rama nuk e rriti, e me të drejtë nuk e shquan ! Qëllimi i tij është që kurdo të ndodhë largimi i tij, ai të lër prapa jo më një parti , por një tokë të djegur, vështirë të ringrihet.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull