“Negociatat nuk nisën me Gazment Bardhin, por me dikë tjetër”. Kështu ka deklaruar Edi Paloka pasi grupi i Enkelejd Alibeaj njoftoi se nuk është arritur një marrëveshje mes palëve për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka preferuar që të mos e thotë emrin e personit më të cilën kanë nisur negociata, megjithatë ka theksuar se i vetmi kusht që kishin për grupin e Alibeajt kanë qenë “Primaret”.
Në lojë për bashkimin e PD ka hyrë dhe një biznesmen i rëndësishëm, gjë që e ka pranuar dhe vetë Sali Berisha.
“Të jem i sinqertë, secili nga ata deputetë e ka derën e hapur të Sali Berishës. Përderisa ne e kemi hequr nenin e përjashtimin, dhe anëtarë të grupit të PD, kanë të drejtën e fraksionit. Kur kam hyrë në atë seli ka qenë Alibeaj dhe Bardhi. Shumë normale.
Sa i përket takimit nuk përbën lajm. Se do i pres edhe nesër po të më vijnë në zyrë. U takon ti pres dhe ti përcjellë. Janë bërë bisedime dhe normalisht që do zhvilloheshin bisedime. Me cilin do eksponent që shton probleme pa diskutim do diskutohet.
Nuk kam kërkuar ndërmjetësime. Biznesmeni nuk them që nuk më ka takuar. Por nuk e di pse dhe si. Por ju them se dera ime është e hapur. Përderisa ata janë deputetë” tha Berisha.
Sipas Berishës, Alibeaj e ka derën e hapur dhe kur të dëshirojë mund të nisë takimin dhe negociatat me të në mënyrë direkte.
“Alibeaj nuk ka nevojë të kërkojë ndërmjetësimin e askujt. Pavarësisht se kemi diferenca në qëndrime. Përderisa statuti nuk i përjashton dhe nuk i ngrin. Unë i kam hequr përjashtimet. Ka plotë parti që i ka përjashtimet. Por i kam hequr për kushtet që ndodhet PD. Për këtë kontekst” tha Berisha.