Ministrja e jashtme daneze vlerëson Shqipërinë: Nëse vazhdoni me këtë ritëm, anëtarësimi do jetë i shpejtë

1 Minuta Lexim

Ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre, vend që mban Presidencën e Këshillit të BE-së në fjalën e saj në Konferencën për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, dha një deklaratë mbi progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.

Ajo tha se nëse Shqipëria vazhdon me këtë ritëm, do të jetë shumë shpejt anëtare e Bashkimit Europian.

“Zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Sot ne po japim një tjetër rezultat. Nëse Shqipëria vazhdon të njëjtin drejtim, me të njëjtin ritëm, anëtarësimi do arrihet në një të ardhme të afërt”, tha Bjerre.

Ajo shtoi më tej se Shqipëria i përket familjes evropiane.

“Shqipëria i përket familjes evropiane. Falenderoj Edi Ramën për bashkëpunimin gjatë këtij 6-mujori, është mbresëlënëse se sa shpejt po jepni rezultate. Vazhdoni kështu dhe do të jeni pjesë e BE së shpejti”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull