A mund të ndeshen Shqipëria me Kosovën në play-off?

2 Minuta Lexim

Anglia ishte një test luksi, një sfidë prestigji, por u pa qartë që edhe Sylvinho kishte nisur të mendonte për ndeshjet e fazës “play-off” në një kohë kur kurseu 4 nga 5 lojtarët që rrezikonin sfidën gjysmëfinale për shkak të numrit të kartonëve.

Më 20 nëntor, në orën 13:00, nga Zyrihu, Shqipëria do të njohë rivalin e sajë në fazën “play-off”.

Fakt është që kuqezinjtë bëjnë pjesë në vazon e 3 së bashku me Kosovën, duke shmangur në këtë mënyrë një përballje mes familjes.

Si pjesë e vazos së tretë, Shqipëria do të përballet me një nga ekipet e vazos së dytë, për momentin në këtë vazo bëjnë pjesë përfaqësuese si Sllovakia, Skocia, Republika Çeke dhe Irlanda.

Sfidën e parë në gjysmëfinalen e fazës “play-off”, Shqipëria do ta luajë në transfertë, ky është dizavantazhi i vazos së tretë.

Nëse kalojmë rivalin e parë, Shqipëria do të përballet në fazën finale të “play-off” me një nga dy fituesit e çifteve mes vazos së parë dhe të katërt, edhe kjo është një ndeshje teke, por që do të përcaktohet me short.

Sfidat e para gjysmëfinale do të luhen më 26 mars, ndërsa ndeshjet finale më 31 mars. Shqipëria duhet të fitojë 2 takime për të shkuar në Botërorin “FIFA2026”.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull