GJKKO pezulloi Ballukun nga detyra, Kryeministria çon vendimin në Kushtetuese

1 Minuta Lexim

Qeveria ka dërguar ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, ku kundërshtohet vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila mori vendim për pezullimin e zv.kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun.

Veprimi vjen pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë konferencës së përbashkët me komisioneren Marta Kos në Tiranë, pas Samitit të Planit të Rritjes së BE, tha se çështja do të dërgohet në Kushtetuese.

Sipas kreut të qeverisë, ky vendim do të respektojë pavarësinë e drejtësisë por do të tentojë të ruajë dhe pavarësinë e ekzekutivit që sic tha ai, u cënua rëndë nga një vendim i një gjykatësi dhe një prokurori.

Lajme të ngjashme

Shpërndaje këtë artikull